Publikohet formacioni i Belgjikës, çka ka ndodhur me Januzajn? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Publikohet formacioni i Belgjikës, çka ka ndodhur me Januzajn?

10:25 | 18 Qershor 2018

Faza e ndeshjeve të para të grupeve do t’i japë mundësinë Belgjikës që të hedhë në fushë talentet e saj në Soçi.

Përballë do të jetë skuadra e një tjetër kontinenti, Panamaja e Amerikës Qendrore, e cila do të shihet si pasqyra e belgëve në “Rusi 2018”.

Një ndeshje ku përballë janë skuadra të dy stileve të ndryshme. Belgët vijnë në startin e kompeticionit pa Januzajn në formacion dhe pa Vinsent Kompani.

Ky i fundit, siç ka deklaruar edhe vetë trajneri Martinez, pritet që të jetë i gatshëm vetëm për ndeshjen e tretë të fazës së grupeve për shkak të dëmtimit.

Kosovari Adnan Januzaj mbetet në bankinë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!