Publikohet VIDEO e vrasjes së ish-policit në Tiranë (Pamje të rënda) - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Publikohet VIDEO e vrasjes së ish-policit në Tiranë (Pamje të rënda)

16:13 | 21 Prill 2017

Për herë të parë, publikohen pamjet e momentit të ekzekutimit të ish efektivit të Policisë Ajet Zeqaj në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, një ngjarje tepër e rëndë por që ende nuk është zbardhur, ndonëse ka kaluar më shumë se një vit.

Lapsi.al vendosi të publikojë këto pamje, (të fiksuara një kamera e sigurisë pranë vendit të ngjarjes, ku duket qartë momenti kur atentatori me pistoletë në dorë i afrohet viktimës dhe shkrep armën në drejtim të tij), pamje të cilat i kanë edhe policia e prokuroria, për të treguar se si një krim kaq i tmerrshëm ndodh në mes të qytetit dhe ende nuk ka një autor.

Siç duket edhe në pamje, të cilat i disponon policia e shtetit, autori është i veshur me xhinse, një xhaketë të zezë dhe mban një kapele të bardhë me strehë. Fytyra e tij është fiksuar në profil, por për policinë dhe prokurorinë nuk është e mjafueshme për të identifikuar se kush është autori, që dyshohet se mund të jetë një vrasës me pagesë.

Kamera e sigurisë, ka fiksuar edhe momentin kur atenatorit i blllokohet pistoleta dhe me të goditur, e zhbllokon atë për të vazhduar me qitjet në drejtim të trupit të Ajet Zeqajt, që gjeti vdekjen e menjëhershme. Në pamje, duket që atentatori edhe pasi rrëzohet viktima, vazhdon ta qëllojë nga afër për t’u siguruar që i mori jetën.

Por pavarësisht se kjo video është administruar si provë që nga dita e vrasjes, mbrëmjen e 16 marsit 2016, policia dhe prokuroria ende nuk kanë gjetur autorin e ekzekutimit. Vetëm pak metra nga trupi i vrarë, policia ka gjetur pistoletën me silenciator, të cilën autori gjatë ikjes e kishte hedhur poshtë një makine. Por pavarësisht gjetjes së saj nuk janë fiksuar gjurmë të gishtave.

LEXO PO ASHTU:  Babai që vrau fëmijën e vet në Shtërpce: “Më ra terr sysh”

Ish efektivi Zeqajt kishte 20 ditë që ishte kthyer nga Franca, ku ka qëndruar disa muaj pas largimit nga policia e shtetit. Ai kishte lindur në Qesarat të Tepelenës dhe dyshohet se ishte pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Elton Çiço, i vrarë edhe ky 2 muaj më pas, më 1 maj, në një lokal në Tiranë.

Ajet Zeqaj, që nga vitit 1996 deri në vitin 1999 ka qenë pjesë e Forcave Speciale në MInistrin e Mbrojtjes. Në vitin 1999 deri në vitin 2001 ka punuar si agjent i antikrimit dhe në vitin 2001 deri 2002 ka punuar pranë policisë rrugore, nga ku është larguar dhe nuk është kthyer më në polici.


Vrasja e Ajet Zeqajt by lapsi-al

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...