Reali godet Barcelonën para El Calsicos (Foto) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Reali godet Barcelonën para El Calsicos (Foto)

08:53 | 21 Prill 2017

Real Madrid ka marrë një lajm të për para përballjes me Barcelonën, të dielën në Santiago Bernabeu.

Sipas të përditshmes sportive katalunase, Mundo Deportivo, Real Madrid është afër ta fitojë duelin me Barcelonën për transferimin e Theo Hernandez.

Edhe pse kërkohet edhe nga Barcelona, futbollisti i Atletico Madrid preferon kalimin në Santiago Bernabeu, përcjell express.

Real Madrid është i gatshëm të paguajë 35 milionë euro për transferimin e francezit, i cili është i huazuar te Alavezi. Los Blancos i ka ofruar kontratë pesëvjeçare Hernandezit.

LEXO PO ASHTU:  Callejon e sulmon Gonzalo Higuainin
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!