Rifillon evakuimi i banorëve në Siri - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Rifillon evakuimi i banorëve në Siri

17:03 | 19 Prill 2017

Media shtetërore siriane dhe grupi me seli në Britani Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thanë se nga qytetet Foua dhe Kfarya nën kontrollin e qeverisë, të cilat kanë qenë të rrethuara nga forcat rebele, u nisën autobusë me rreth 3 mijë njerëz.

Autobusë të tjerë transportuan disa qindra njerëz nga rajonet nën kontrollin e rebelëve, Madaya dhe Zabadani, të cilat mbahen të rrethuara nga forcat pro-qeveritare.

Evakuimi i njerëzve është duke u kryer si pjesë e një marrëveshjeje të arritur muajin e kaluar.

Sulmi me bomba i së shtunës goditi autobusë që po transportonin banorë nga rajonet pro-qeveritare dhe shumica e të vrarëve ishin të evakuuar.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e dënoi sulmin përmes një deklarate, duke e cilësuar atë “një sulm barbar”, vepër e frikacakëve.

LEXO PO ASHTU:  Voton edhe Trumpi
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...