Rusia dërgon aeroplanë bombardues në afërsi me SHBA-në - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Rusia dërgon aeroplanë bombardues në afërsi me SHBA-në

09:00 | 19 Prill 2017

Kjo është hera e parë prejse presidenti amerikan, Donald Trump, është inauguruar në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar të këtij viti, që Rusia dërgon bombardues aq afër Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë thanë mbrëmë vonë se dy bombardues rusë të tipit Tu-95 Bear, fluturuan 280 mila në jugperëndim të Bazës së Forcës Ajrore Elmendorf, brenda Zonës Identifikuese të Mbrojtjes Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Forca ajrore amerikane i ka ngritur dy aeroplanë luftarakë të tipit F-22, për t’i zmbrapsur bombarduesit rusë, në një operacion që ishte “i sigurt dhe profesional”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Gary Ross.

Gjatë këtij incidenti të pardjeshëm, aeroplanët luftarakë amerikanë fluturuan afër aeroplanëve rusë për 12 minuta dhe pastaj aeroplanët rusë e ndryshuan kursin, duke u kthyer prapa në bazën e tyre në pjesën lindore të Rusisë, ka raportuar rrjeti Fox News. /rel/

LEXO PO ASHTU:  Ky është kundërkandidati i Merkelit në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...