Selimi: Me kundërshtimet tona për Demarkacionin, bindëm edhe deputetët e pozitës - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Selimi: Me kundërshtimet tona për Demarkacionin, bindëm edhe deputetët e pozitës

15:30 | 21 Prill 2017

Prej që është nënshkruar marrëveshja në Bruksel në vitin 2015, për Demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, opozita nuk ka ndryshuar qëndrimin për kundërshtimin e formës aktuale të Demarkacionit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë për Telegrafin se kurdo që do të dërgohet projektligji për Demarkacionin në Kuvend, nga Qeveria, ata do ta kundërshtojnë me çdo kusht.

Selimi nuk e përjashton mundësin e përdorimit të gazit lotsjellës, për ta kundërshtuar votimin e Demarkacionit.

“Kurdo që vjen Demarkacioni në Kuvend, Vetëvendosja e ka të njëjtin qëndrim që dy vite. Besoj që edhe partitë si AAK dhe Nisma e kanë të njëjtin qëndrim”, ka thënë ai.

Rexhep Selimi ka thënë se me kundërshtimin e vazhdueshme të Demarkacionit me Maline Zi kanë arritur të bindin edhe disa deputet të pozitës. “Me vendosmëri i kemi bindur edhe deputetët e pozitës”, tha Selimi.

Po ashtu, votimin e Demarkacionit e kanë kundërshtuar edhe deputetet e koalicionit qeverisës Nait Hasani i PDK-së e Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj të LDK-së.

Ndryshe, Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi mbetet njëri ndër kushtet kryesore për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.

LEXO PO ASHTU:  Çaushi: Në rastin Dehari u shkel edhe Kushtetuta e Kosovës
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...