Shkupi kryeqendra më e ftohtë, Tirana më e ngrohta në rajon, ja ku radhitet Prishtina (FOTO) - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Shkupi kryeqendra më e ftohtë, Tirana më e ngrohta në rajon, ja ku radhitet Prishtina (FOTO)

17:03 | 11 Janar 2017

Me temperaturat e matura -18 gradë Celsius, Shkupi këtë mëngjes ishte kryeqyteti më i ftohtë i rajonit, Sarajeva me -17 gradë Celsius radhitet e dyta, raporton Anadolu Agency.

Shumë mot i ftohtë mbizotëron edhe në kryeqytetet tjera të rajonit, kështu që këtë mëngjes -13 gradë Celsius janë matur në Lubjanë, Zagreb dhe Prishtinë, Beogradi ishte -10, ndërsa pak më të ngrohta ishin Podgorica me -6 gradë Celsius, dhe më e ngrohta ishte Tirana me -4 gradë Celsius.

Janari në Shkup

Përpos Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore, pjesa më e ftohtë e kontinentit evropian ishte Evropa qendrore.

Janari në Prishtinë

Temperatuarat më të ulta ishin në Pragë me -16 gradë Celsius, në kryeqytetin polak, Varshavë, kryeqytetin e Sllovakisë, Bratisllava ishte -14 gradë Celsius, në Vjenë ishte -12, në Budapest -10 gradë Celsius.

Është interesante se Moska ishte më e ngrohtë nga kryeqendrat e sipërpërmendura, ku u shënuan -10 gradë Celsius.

Përkundër kësaj në Evropën Perëndimore temperaturat janë të favorshme mbi zero, kështu në kryeqytetin belg, Bruksel këtë mëngjes janë matur 6 gradë Celsius, ndërsa në Amsterdam ishte 7 gradë Celsius.

 

LEXO PO ASHTU:  AAK: Ushtria e Kosovës, nevojë urgjente!
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Loading...
Lajme të tjera