Shpërndanin drogë në konviktet e Tiranës, pranga 5 të rinjve - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Shpërndanin drogë në konviktet e Tiranës, pranga 5 të rinjve

20:33 | 07 Janar 2017

Policia ka njoftuar se të arrestuar janë shtetasit:

– Klajdi Llapi, 20 vjeç, banues në Tiranë.

– Dorian Rapushaj , 21 vjeç, banues në Tiranë

– Marin Tona, 20 vjeç, banues në Tiranë

– Devi Hajro, 19 vjeç, banues në Tiranë

– Nimert Hoxhaj, 19 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohej se shpërndanin bimë narkotike kryesisht në godinat e “Qytetit Studenti” në rrugën “Budi”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë prej tyre me qera janë gjetur rreth 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva e ndarë në procione gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

• 27 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva.

• Dy telefona të markës Iphone 4.

• Disa qese farmaceutike të tejdukshme.

• Një automjet i tipit “Opel” në pronësi të shtetasit Marin Tona.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve e kryer në bashkëpunim‘’,  parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal.

LEXO PO ASHTU:  Ja si ndodhi rrahja në ndërtesën e Komunës së Suharekës
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...