Shqiptari u arratis nga burgu, por ja çfarë i ndodhi pastaj – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
14 °C

Shqiptari u arratis nga burgu, por ja çfarë i ndodhi pastaj

17:57 | 23 Qershor 2018

Orët e para të mëngjesit të sotëm policia greke vuri në pranga Gertian Vrushajn, njëri prej tre të arratisurve pak ditë më parë nga një rajon policie në Athinë.

Sipas mediave nga vendi fqinj më 19 qershor ata mundën të sharronin me fletë metalike hekurat e tualetit të paraburgimit rreth orës 6:30 të mëngjesit, për t’u hedhur më pas nga një lartësi prej 10 metrash.

Ata u zbuluan nga rojet e burgut, por nuk mundën ti ndalonin dot.

Veç Vrushajt u arratis dhe Marjus Dedolli, dhe një 17-vjeçar, emri i të cilit nuk jepet pasi është i mitur.

Shqiptarët ishin vënë në pranga pasi ishin pjesë e një bande përgjegjëse për mbi 70 raste vjedhjeje në Qarkun e Atikës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!