Shteti Islamik bombardon ndërtesat qeveritare në Mosul - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Shteti Islamik bombardon ndërtesat qeveritare në Mosul

14:32 | 10 Janar 2017

“Grupi ekstremist i Shtetit Islamik shpërtheu dy ndërtesa në lagjen Al Faysaliya para se të largoheshin nga zona”, tha gjeneralbrigadieri Zanoun Al Sabavi.

Al Faysaliya ndodhet në veri të disa zonave të rimarra dje nën kontrollin e forcave irakiane, duke qenë se trupat kanë përparuar më tej kundër militantëve në lumin Tigër.

Forcat irakiane, të mbështetura nga forcat ajrore të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po avancojnë me fushatën e nisur në mes të muajit tetor për të rimarrë Mosulin, qytetin e dytë më të madh të Irakut, që ka qenë nën kontrollin e Shtetit Islamik që nga mesi i vitit 2014.

LEXO PO ASHTU:  Përmbytje e bllokim rrugësh, moti i keq godet në jug dhe veri (Video)
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...