Si të zbuloni nëse partneri juaj ju tradhëton - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Si të zbuloni nëse partneri juaj ju tradhëton

21:57 | 11 Janar 2017

Nëse jeni femër dhe dyshoni se partneri iu tradhëton, me keqardhje ju themi se keni të drejtë.

Është e provuar se 85 përqind e femrave të cilat mendojë se partneri nuk po tregohet besnik kanë të drejtë, ashtu sikurse edhe 50 përqind e dyshimeve të meshkujve janë të sakta. Duke folur për “The Independent”, investiguesi privat Leon Hart tha se intuita e një femre është shumë rrallë herë e gabuar.

Të njëjtën gjë e pohon edhe një tjetër hetues me bazë në New York, i cili shprehet se çdo femër që ka shkuar tek ai me dyshimin se partneri e tradhëtonte, kishte të drejtë.

“Kur vijnë tek unë, ato e dinë gjithmonë, por thjeshtë duan prova”,- tha Miguel Rodriguez për “Bravo TV”.

“Duan gjithmonë që t’i besojnë bashkëshortëve të tyre, por e dinë të vërtetën dhe duan ta provojnë. Kjo do t’i japë atë për të cilën kanë nevojë, prova. Fotot, videot nuk gënjejnë”,- thotë ai më tej.

Ndaj nëse keni dyshime, sipas Rodriguez shihni për këto të tregues:

Mungesë interesi për marrëdhënie intime

Pëshpëritje në telefon

Më shumë mbrëmje jashtë me miqtë

Ndryshim të fjalëkalimit të kompjuterit apo telefonit

Një histori e pastruar në mënyrë të vazhdueshme të lundrimit në internet

Më shumë kohë jashtë shtëpisë

Të ardhurit në shtëpi vonë

Aroma e parfumit

Nëse një mashkull e ka bërë një gjë të tillë për tre – katër javë me radhë, sipas ekspertëve gjasat janë që po ju tradhëton.

LEXO PO ASHTU:  E rrallë! ‘Lindja’ magjepsëse e ylberit pas uraganit që ‘shkatërroi’ Amerikën (Video)
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Loading...
Lajme të tjera