Sulm në Turqi, vritet sulmuesi e plagoset një polic - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Sulm në Turqi, vritet sulmuesi e plagoset një polic

17:36 | 10 Janar 2017

Në Gaziantep sot para ndërtesës së policisë pati të shtëna mes forcave të sigurisë dhe disa sulmuesve.

Gjatë të shtënave sulmuesi u neutralizua. Nga kabineti i kryebashkiakut të Gaziantep-it bëhet e ditur se gjatë përleshjes së sotme, deri te e cila erdhi në ora 15 e 20 minuta (sipas kohës lokale), është plagosur edhe një polic, raporton AA.

“Policët tanë në pikën kontrolluese në hyrje iu kundërpërgjigjen sulmit dhe terroristi është neutralizuar. Gjatë sulmit është plagosur një polic me ç’rast është transferuar në spital. Nuk është në rrezik jete dhe i dëshirojmë rikuperim të shpejtë”, theksohet në njoftimin.

Në rrjedhë është aksioni i policisë në Gaziantep dhe kërkimi për një ose më shumë persona personave për të cilët vërtetohet se kanë qenë së bashku me sulmuesine neutralizuar.

LEXO PO ASHTU:  Rama: Kjo opozitë nuk i duhet dreqit, pas 18 qershorit vjen një e re
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...