Sulmet terroriste, MOSSAD i ofron bashkëpunim AKI-së (VIDEO) - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Sulmet terroriste, MOSSAD i ofron bashkëpunim AKI-së (VIDEO)

10:03 | 12 Janar 2017

E pikërisht për këtë, AKI ka marrë një letër falënderimi nga shteti i Izraelit dhe i është ofruar bashkëpunim kësaj agjencie nga agjencia sekrete e këtij shteti e njohur si Mossad.

Këto e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala gjatë emisionit, InfoBox.

“Aty thuhet një falënderim i jashtëzakonshëm për AKI-në dhe në të ardhmen do të kenë bashkëpunim të mirë mes dy agjencive”, tha ai.

Shala gjithashtu foli edhe për rastin e Haradinajt, për të cilin Kuvendi dje debatoi gjerë e gjatë.

Ai tha se nuk beson që Franca do të mund ta pranonte ekstradimin e Haradinajt në Serbi, por nëse kjo ndodh, thotë se do të bie shtetësia.

Ai foli edhe për zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se pas tyre, qëllimi është ndryshimi i kësaj mënyre të qeverisjes, duke mos i vënë vija të kuqe asnjërit prej subjekteve politike në vend.

LEXO PO ASHTU:  Shoqëria Civile do që MD të tërhiqet nga ndryshimet në Kodin Penal
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...