"Ta di të kaluarën"...25-vjeçari përndjek shqiptaren: Bëhu prostitutë! - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

“Ta di të kaluarën”…25-vjeçari përndjek shqiptaren: Bëhu prostitutë!

16:11 | 11 Janar 2017

Ka shfrytëzuar të kaluarën e vajzës dhe ka nisur përndjekjen e saj për ta detyruar të prostituonte. Ky rast është denoncuar nga vetë vajza, e cila ka deklaruar se përndjekja që i bëhej i ishte kthyer në një makth të vërtetë.

Sipas denoncimit, autori i kësaj perndjekje është Jonader Bami, 25 vjeç. Ky i fundit, duke ditur të kaluarën e vajzës, e cila ishte dënuar për ushtrim prostitucioni, ka tentuar ta shfrytëzojë duke i bërë presion fillimisht që të krijonin bashkë një lidhje intime.

Duke parë refuzimin e vajzës, 25-vjeçari ka filluar kërcënimet, duke i bërë të qarta idetë e tij për ta shfrytëzuar vajzën për prostitucion me premtimin se fitimet do t’i ndanin bashkë dhe se do të ishte nën mbrojtjen e tij dhe të fisit të tij.

Për të realizuar qëllimin e tij, autori në një rast e ka pritur vajzën te shkallët e pallatit dhe ka tentuar ta fusë në një taksi, por fatmirësisht taksia nuk ka pranuar t’i marrë dhe në këto kushte 25-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës.

Pas këtij episodi vajza e ka denoncuar të riun dhe Jonader Bami u arrestua nga policia. Pas hetimit dhe gjykimit të tij, Gjykata e Tiranës e ka dënuar atë me 1 vit burgim për akzuën e përndjekjes.

LEXO PO ASHTU:  Aksident tragjik në autostradën Tiranë- Durrës, vdesin 4 të rinj
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...