Tmerron futbollistët e kombëtares në Rusi! Avioni përfshihet nga flakët – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Tmerron futbollistët e kombëtares në Rusi! Avioni përfshihet nga flakët

22:30 | 18 Qershor 2018

Skuadra e Arabisë Saudite ishte duke udhëtuar për në Rostov, ku do të mbaj ndeshjen e dytë, por avioni i tyre është kapluar nga zjarri. Flakët kanë shpërthyer në njërin prej motorëve të “Russian Airlines Airbus” kur Kombëtarja e Arabisë Saudite ishte duke udhëtuar për në Rostov ku do të ndeshet kundër Uruguait të mërkurën.

“Federata e Futbollit Saudite dëshiron të sigurojë të gjithë se lojtarët dhe anëtarët e Kombëtares janë mirë dhe të sigurt pas një dëmtimi të vogël dhe teknik të motorit të avionit”, thuhet në një deklaratë zyrtare të federatës saudite për media.

“Avioni është ulur para pak minutave në Rostov në Don Airport, kurse edhe personeli i avionit janë të sigurt”.

Avioni ishte i titupit Russian Airlines Airbus A319-100 dhe askush nuk është lënduar në të. Lojtarët kanë filmuar vetveten dhe janë të qetë. Arabia ndeshet më Uruguain, pasi humbën me rezultat të thellë 5-0 kundër Rusisë të enjten.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!