Torte Ferrero - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Torte Ferrero

19:53 | 17 Prill 2017

Përbërësit për petën:
5 vezë
100 gr sheqer
200 gr lajthi të pjekura
1 sheqer vanile
25 g kakao
35 gr miell
1 pluhur për pjekurina

Përbërësit për fillin:
200 gr margarin
100 gr çokolatë e zezë
100 gr çokolatë me qumësht
160 gr “Nutella”
60 gr napolitanka me shije lajthie

Përbërësit për glazurën:
100 gr çokolatë e zezë
50 gr çokolatë me qumësht
25 gr margarin
60 ml ajkë kosi
Nevoiten edhe 12 copë toptha”Ferrero Rocher”

Përgatitja:
Rrahim vezët me sheqer dhe vanil sheqer.Në një enë tjetër përziejmë miellin,kakaon,pluhurin për pjekurina si dhe lajthitë e pjekura më parë.
Kur të trashen vezët i shtojmë perzierjen me mielle me lajthi ngadal duke e përzier me lugë.
Masën e qesim në tepsi të shtruar me letër për pjekje.Pjekim në temperaturë 185*C rreth 25 minuta.E lejmë ashtu të ftohet në tepsi.Pastaj e prejmë përgjysmë në mënyrë që të fitojmë 2 shtresa.
Deri sa të ftohet mirë,përgatisim fillin.
Shkrijmë në avull çokolatën dhe e lejmë të ftohet pak,pastaj i shtojmë “Nutellën”,napolitankat e coptuara dhe margarinen e rrahur me mikser.Përziejmë mirë dhe me këtë masë lyejmë njërën petë dhe përmbi ia qesim petën tjetër.Shtypim pak me dorë dhe e lejmë në frigorifer për disa orë.
Përgatitja e glazurës:
Shkrijmë në avull çokolatën,margarinën dhe ajkën.Me këtë e lyejmë tortën përmbi.Dekorojmë me toptha”Ferrero Rocher”.

LEXO PO ASHTU:  KOKOS BAJADERA
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...