Turi i dëgjimeve dhe idetë e ndërmarrësisë - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Turi i dëgjimeve dhe idetë e ndërmarrësisë

Shkruar nga: Bahri Bivolaku

14:57 | 20 Mars 2017

Kadri Veseli mund të jetë modeli i politikanit që ia zgjatë dorën perspektivës së këtij vendi dhe ta bëjë të tillë që brezi i të sotmes ta kuptojë si lider që mbështetë e stimulon idenë e ndërmarrësisë për të rinjtë. Mbase ky duhet të jetë qëllimi i turit të dëgjimeve.

Jehona Shala është një e re, ekonomiste me profesion, e cila punoi disa vite në kompani të ndryshme për të siguruar mirëqenien e saj dhe të familjes. Ajo në rrethin që shoqëron shquhet për idetë e saja që kanë të bëjnë me ndërmarrësinë, menaxhimin dhe iniciativën për vetpunësim, ngjajshëm siç veprojnë të rinjtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Europë.

Ajo nuk priti ndonjë rast që të punësohet e burokratizohet, por hartoi një projekt për të hapur një biznes të sajin me ide të qartë e gjithssesi inovative. Me atë projekt fitoi tre mijë euro donacion nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale falë përzgjedhjes nga GIZ-i dhe edhe me ca kursime të veta hapi kompaninë ‘KS FOODS”, duke futur në treg dy produkte, dy lloje pete për pite dhe miell misri me paketim letre një dhe dy kilogramë. Mbase ky është modeli më i mirë për të rinjtë, të cilët pas shkollimit mendojnë që me dijen e fituar, të pasurohen duke hapur biznesin, kryesisht prodhues a shërbyes të vetin. Nga shteti, ai apo ajo mund të kërkojë mbështetje për të filluar së realizuari iniciativën e tij dhe ai shtet t’ia mbrojë frytën e punës.

Pavarësimi ekonomik i të tillëve me ide të qarta tregon se suksesi vie vetëm tek ata që me ngulm e kërkojnë. Mendoj që në Kosovë nuk ka edhe shumë të rinjë e të reja që kanë ecur kësaj rruge. Konsideroj që në Kosovë të ketë ardhur koha që të gjithë të bashkohemi rreth mundësive se si të prodhojmë diçka. Të rinjtë duhet të jenë bartës të këtij ndryshimi, porse ata paraprakisht duhet të aftësohen dhe motivohen në frymën e ndërmarrësisë dhe iniciativës. Mbështetje me siguri do t’u gjendet iniciativave të tilla.

LEXO PO ASHTU:  Veriu i vendit, Lugina e Preshevës dhe politika e Kosovës

Dëgjimet e Kadri Veselit dhe idetë inovative

Konventa e Punës së PDK-së, e cila pritet të mbahet javën e ardhshme, pritet të qartësojë shumë gjëra me reflektime të gjera. Në jetën politike, pritet që politikat që stolisin gjendjen, të zëvendësohen me politika që ndryshojnë gjendjen. Koha është për debatin që i prodhon dhe stabilizon idetë politike në interesin e vendit, pra për një politikë të substancës, e cila do ta fuqizonte politikën, të cilën e përcaktojnë qytetarët. Kadri Veseli mund të jetë modeli i politikanit që ia zgjatë dorën perspektivës së këtij vendi dhe ta bëjë të tillë që brezi i të sotmes ta kuptojë si lider që mbështetë e stimulon idenë e ndërmarrësisë për të rinjtë. Mbase ky duhet të jetë qëllimi i turit të dëgjimeve.

PDK-së i duhet një ofertë e qartësuar politike që në thelb do të hapë perspektivën dhe mbështetjen për të rinjtë e të rejat në iniciativat për ndërmarrësi e vetpunësim. Idetë e tilla zhvillojnë vendin dhe e lidhin atë me konceptin europian e amerikan. Popullizmi dhe idetë që dalin nga ajo, nuk janë szgjedhja siç nuk është as tendenca që botën e bollëkut për pakicën ta zëvendësojë me një botë skamje për të gjithë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...