USB-ja ‘DataTraveler Ultimate GT’ është parashikuar të ketë kapacitet prej 2 terabit, ose ndryshe mund të zë informacione sa 8 iPhone-a.
E i tërë ky kapacitet do të tkurret në një pajisje që nuk është më e madhe më shumë se 7 centimetra, transmeton ORAinfo.
Kompania prodhuese ‘Kingston Technology’ ka bërë të ditur se produkti do të lansohet në janar por çmimi ënde nuk është bërë publik.
Por disa kritikë të teknologjisë kanë parashikuar se çmimi mund të jetë goxha i lartë duke u nisur nga çmimet e produkteve të mëparshme.
Produkti i kaluar nga ‘Kingston Tech’, ‘DataTraveler HyperX Predator’ me hapësirë prej ‘1 terabyte’ ka kushtuar 2,730 dollarë. /ORAinfo/
VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.
Ju faleminderit!