Vdes një kritik i Putinit pasi u rrah nga persona të panjohur - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Vdes një kritik i Putinit pasi u rrah nga persona të panjohur

20:08 | 19 Prill 2017

Nikolai Andrushchenko, 73-vjeçar, bashkëthemelues i gazetës Novy Petersburg, ishte sulmuar më 9 mars, dhe ka qenë i pavetëdijshëm që atëherë.

Kolegët dhe avokati i tij, kanë thënë se gazetari, pas sulmit, i është nënshtruar operaconit në tru dhe pas kësaj ka qenë i lidhur me aparate por më vonë ka arritur që të marrë frymë pa ndihmën e tyre.

Megjithatë, ai nuk arriti që të rikthej vetëdijen dhe vdiq më 19 prill.

Sulmuesit e tij ende nuk janë gjetur.

Andushchenko kishte shprehur shqetësimin e tij pasi Putini erdhi në pushtet në vitin 2000. Ai kishte deklaruar se shërbimet sekrete kanë marrë nën kontroll Rusinë.

Gazetari ishte arrestuar më 2007 dhe kishte deklaruar se ishte torturuar sa kishte qenë në paraburgim. Më 2009, një gjykatë në Shën Petersburg e gjeti atë fajtor për shpifje dhe ekstremizëm dhe e gjobiti atë.

Qendra për të drejtat e njeriut, në kohën sa gazetari Abdushchenko ishte në burg, e kishte cilësuar atë si të burgosur politik.

LEXO PO ASHTU:  Bora dhe shirat “pushtojnë” Shqipërinë, çfarë pritet për ditët në vijim
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...