Vdes një person në Pallatin e Drejtësisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
°C

Vdes një person në Pallatin e Drejtësisë

15:26 | 11 Janar 2017
vdes-nje-person-ne-pallatin-e-drejtesise

Një person ka vdekur dje në ambientet e Pallatit të Drejtësisë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Civile. Sipas saj, personi që ka vdekur është F.Sh., rreth 50-vjeç.

Mirlinda Gashi tregoi se personi në fjalë ka qenë palë në procedurë në një çështje civile.

Ajo ka thënë se sipas dëshmitarëve, tashmë i ndjeri për një moment nuk është ndjerë mirë dhe është alivanosur.

“Gjykata Themelore menjëherë ka njoftuar ndihmën e shpejtë, e cila pavarësisht përpjekjeve nuk ka arritur ta rikthejë në jetë të ndjerin”, ka thënë Mirlinda Gashi për KALLXO.com.

Gashi ka treguar se lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Ndërkohë që shkaqet e kësaj vdekjeje ende nuk dihen, Pallati i Drejtësisë që nga vënia në funksion është shoqëruar me probleme teknike.

Për shkak të këtyre problemeve, sidomos për shkak të mungesës së oksigjenit, punonjësit e Pallatit kanë mbajtur greva disa herë.

Hapsira Reklamuese.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Loading...
Lajme të tjera