Veseli thotë se prodhuesit vendorë do të kenë mbështetje të vazhdueshme - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Veseli thotë se prodhuesit vendorë do të kenë mbështetje të vazhdueshme

13:24 | 28 Shtator 2016

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë...

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se fermerët dhe prodhuesit vendorë do ta kenë përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve shtetërore.

Ai patriotë të ditëve të sotme i quan prodhuesit vendorë që e fuqizojnë ekonominë e Kosovës.

“Patriotët e ditëve të sotme, janë fermerët tanë, prodhuesit vendorë që po fuqizojnë çdo ditë ekonominë e Kosovës. Njerëzit që e duan punën dhe tokën e begatë të Kosovës, do të gjejnë mbështetje të vazhdueshme. Për mbështetjen e prodhuesve vendorë, sot, kam biseduar edhe me krerët e odave ekonomike të regjionit, të prirë nga zyrtari i lartë i Odës ekonomike të Bashkimit Evropian, Arnoldo Ambrozzini. K.V”, ka shkruar Veseli në Facebook.

LEXO PO ASHTU:  Apostolova vazhdon dialogun e nisur nga Hahn - takon shefat e grupeve parlamentare
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...