Vrasjet i quajnë vetëvrasje! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Vrasjet i quajnë vetëvrasje!

Shkruar nga: Kimete Berisha

12:12 | 17 Prill 2017

Prej mbas luftës ky person e ka privatizuar ‘fajin’, ka bërë kërdi në ‘redaktimin’ dhe adresimin e fajit dhe fajtorëve të krimeve.

Me dije, apo pa dije, s’ka rëndësi!

Policia për krime të rënda (nëse ka naj njeri të pakorruptuar në mesin e saj) duhet të ndërhyjnë urgjentisht në Departamentin e mjekësisë ligjore dhe të dihet kush është ai kriminel ose ai i paditur që gati të gjitha vrasjet i nënshkruan si vetëvrasje.

Mjekët ligjor të Kosovës, janë të paditur apo bashkëpunëtorë të krimit që me qetësinë dhe sigurinë më të madhe vrasjet i deklarojnë si vetëvrasje.

Aleksandër Lumezit prej se ia vodhën telefonin nuk po i dëgjohet zëri për së gjalli.

Jam e pritur t’i besoj Institutit zviceran që ka konstatuar se Dafina Zhubi u vra me një plumb në kokë nga afër, e nuk u vetëvra siç konstatoi ‘mjekësia dhe drejtësia’ e korruptuar e Kosovës.

Prokurorja e rastit të Dafina Zhubit, Fitore Sadikaj, e cila e liroi nga faji të dyshuarin, duhet të arrestohet menjëherë dhe të tregojë se në çfarë rrethanash pranoi të ndikohet nga kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka.

Babait të së ndjerës duhet t’i mbulohen shpenzimet nga shteti!

Ky rast i rëndë u hesht edhe nga opinioni, vetëm e vetëm pse e ndjera ishte në lidhje dashurie me të dyshuarin, i cili ishte i martuar.

Kështu funksionojmë ne.
Me dyfytyrësi dhe moral të dyfishtë. Si në rastin e drejtorit të Top Channel, i cili vdiq bashkë me të dashurën e tij, emrin e të cilës nuk doli një gazetar i vetëm ta përmend si bashkëvdekëse e Dritan Hoxhës, dhe e ndjera u varros si e mjerë dhe e braktisur nga shoqëria, në heshtje biblike, as sot emrin e saj s’e di kush, sepse heshtja e emrit të saj e ruan emrin ‘e mirë’ të dashurit të saj, i cili ishte edhe ‘vrasësi’ i saj. .

LEXO PO ASHTU:  Prishtina dhe ndotja e mjedisit-ajrit

Më primitive dhe paragjykuese, me mentalitet kanunor i kemi mediat, sesa turmat popullore.

Sa e sa njeriu vritet, helmohet, masakrohet, dhe thonë që vdiq në gjumë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!