William Walker: Nuk dua të vdes pa e parë Kosovën siç kam dëshiruar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

William Walker: Nuk dua të vdes pa e parë Kosovën siç kam dëshiruar

18:20 | 11 Janar 2017
william_walker_pro_bashkimit_t

Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker, ka thënë se ka pritur më shumë që Kosova të shkojë në drejtimin e duhur.

“Kam qenë këtu në Kosovë kur është shpallur pavarësia, mirëpo pritjet kanë qenë shumë të larta. Pritjet kanë qenë të larta, mirëpo ende ekziston shpresa për të shkuar Kosova në rrugën e duhur”, tha ai.

Ndërsa sa i përketë fushës së ekonomisë dhe mirëqenies Walker në një ligjëratë në kolegjin AAB ka thënë “Do të isha i befasuar sikur ju studentët pas diplomimit do t’iu pret puna me një pagë të lartë”, u shpreh Walker.

“Unë nuk dua të vdes pa e parë Kosovën ashtu siç kam dëshiruar”, ka shtuar Walker në ligjëratën e mbajtur.

Ky kolegj ndau për William Walker, Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut.

Hapsira Reklamuese.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Loading...
Lajme të tjera