Ylli i PSG po transferohet tek gjiganti i Anglisë - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Ylli i PSG po transferohet tek gjiganti i Anglisë

16:28 | 21 Prill 2017

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Blaise Matuidi, është i gatshëm të largohet nga Parc des Princes gjatë verës.

Francezit i është ofruar kontratë e re më herët këtë edicion, por ai është ndarë i pakënaqur nga kushtet, ndaj është duke kërkuar skuadër tjetër.

Matuidi ka bërë me dije se ai është në kërkim të një skuadre të re, dhe qysh nga tani është vërshuar nga ofertat e skuadrave evropiane, transmeton ORAinfo nga L’Equipe.

Por, skuadra që është më së afërmi transferimit të tij, është Manchester United, pasi Ibrahimovic dhe Pogba, janë duke u munduar që ta bindin Matuidin që të kaloj në “Old Traffod”./ORAinfo/

LEXO PO ASHTU:  Emrat e mëdhenj të futbollit që në janar mund t’i merrni falas
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...