ZYRTARE: Tronditet Manchester United, pas triumfit në Evropa Ligë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

ZYRTARE: Tronditet Manchester United, pas triumfit në Evropa Ligë

17:28 | 21 Prill 2017

Ka përfunduar para kohe sezoni për Zlatan Ibrahimovicin.

Sulmuesi suedez pësoi lëndim horror në gju në ndeshjen, Manchester United – Anderlecht, në kuadër të Evropa Ligës.

“Djajtë e Kuq” u kualifikuan në gjysmë finale të Evropa Ligës në minutat shtesë të ndeshjes në “Old Trafford, por Mourinho në konferencë për media tha se Ibrahimovic nuk do të jetë në gjendje ta vazhdoj këtë pjesë të mbetur të sezonit.

“Dua të jem realist dhe të besoj se gjërat do të shkojnë mirë, por Zlatan ka pësuar një lëndim të rëndë në gju dhe do të jetë një hendikep i madh pa të”, ka thënë Mourinho, transmeton ORAinfo.

“Unë mbaj shpresë se ai mund të rikthehet, por do të jetë e vështirë pas asaj që më than mjekët”, ka shtuar trajneri portugez./ORAinfo/

Zlatan Ibrahimovic will be out for Manchester UnitedBut United fans fear it could be his last game in a United shirt

LEXO PO ASHTU:  Ramos bëri diçka të magjishme në LaLiga
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!