Ministria e Shëndetësisë e cila drejtohet nga Arben Vitija për tenderin Renovimi i objektit te depos se Barnave dhe ndërtimi i aneksit në të cilën kishin aplikuar 11 kompani ka rekomanduar për kontratë kompaninë që ka ofertuar me çmimin më të lartë se sa të gjitha kompanitë që ishin në garë, raporton Front Online .
Si asnjëherë më parë tenderi në këtë rast iu ka kompanisë me çmimin më të lartë, ndonëse sipas dokumentit të vetë ministrisë në garë kishte edhe kompani të përgjegjshme që kishin ofertuar me çmim dukshëm më të lirë, respektivisht prej 1 milionë e 480 mijë euro, raporton Front Online .
Në njoftimin e publikuar thuhet se çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën
e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës./ Front Online /