“16.1%,”, Haki Abazi aksion te Qeveria: Rritja e çmimit të rrymës e bën jetën e shtrenjtë, mashtrimit s’duhet të normalizohet
Ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka zhvilluar sot një aksion simbolik te objekti i Qeverisë së vendit, kundër rritjes së çmimit të rrymës.
Te hyrja e Qeverisë, Abazi ka shkruar 16.1 për qind, aq sa edhe është shtrenjtuar rryma.
Ndërsa në postimin e tij në Facebook, ish-deputeti ka shkruar se kjo rritje e bën jetën e shtrenjtë.
‘‘Mashtrimi nuk duhet të normalizohet, rritja e çmimit të energjisë e bën jetën e shtrenjtë’’, ka shkruar ai.