18 dështime, kuvendi lëshon njoftim për vazhdimin e seancës nesër në ora 11:00

11:31 | 20 Maj 2025
18-deshtime,-kuvendi-leshon-njoftim-per-vazhdimin-e-seances-neser-ne-ora-11:00

Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet nesër në ora 11:00.

Kjo do të jetë hera e 19’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ky proces ka ngecur te pika e votimit të kryeparlamentarit. VV po këmbëngul në kandidaten e tyre, Albulena Haxhiu, propozim që nuk po gjen përkrahjen e opozitës. Partitë tjera kanë kërkuar që Kurti ta ndërrojë kandidaten, pasi sipas tyre Haxhiu është “figurë përçarëse”.

 

 

Komento: