Një i ri me origjinë nga Kosova ka humbur jetën të martën në Milano të Italisë.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, viktima thuhet se ishte 24 vjeçar dhe humbi jetën pasi ra nga një skele ndërtimi me lartësi rreth 20 metra.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bassini, në zonën “Citta Studi”.
Sipas informacioneve nga RaiNews.it, i riu ishte duke punuar për një kompani ndërtimi në rikonstruksionin e një ballkoni në katin e katërt të një ndërtese, dhe në rrethana ende të paqarta është rrëzuar.
Në vendngjarje ndodhen autoritetet e policisë lokale, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.