Policia të martën në Prizren ka arritur të gjejë vendndodhjen e 55-vjeçarit, G.Sh., i cili është i dënuar me tre vjet burgim dhe vjennga fshati Shpenadi e këtij qyteti.
Në njoftimin e policisë thuhet se sipas urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren se pas disa veprimeve operativo-hetimore të policisë për arrestimin e tij, personi i kërkuar G. Sh. paraqitet në institucionin përgjegjëse për vuajtjen e dënimit me burg.
Personi në fjalë është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me dënim me tre vjet burg për shkak të veprës penale “Detyrim” sipas Kodit Penal të Kosovës