S’ka ‘hajgare’ me Ancelottin, vendos rregulla për Neymarin në Kupën e Botës

By Ora Info May 21, 2026 1 min read

Trajneri i Kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti, raportohet se ka vendosur disa rregulla disiplinore për sulmuesin Neymar Jr pas ftesës së tij për Kupën e Botës.

Sipas raportimeve, Neymar nuk e ka të garantuar vendin e titullarit apo shiritin e kapitenit, ndërsa përzgjedhja në formacion do të varet nga forma dhe angazhimi i tij.

Po ashtu, Ancelotti ka kërkuar që lojtari të reduktojë aktivitetin në rrjetet sociale dhe në media gjatë turneut, si dhe të kufizojë disa sjellje jashtë fushës së lojës për të ruajtur fokusin e ekipit.

Këto masa, sipas stafit teknik, synojnë disiplinë më të madhe brenda skuadrës në prag të turneut të madh ndërkombëtar.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.