Ylli i Arsenalit po transferohet në Itali

13:21 | 30 Dhjetor 2018

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey është pranë largimit nga Arsenali.

Ai është në kërkim të skuadrës së re dhe kampioni aktual i Italisë, Juventus është favorit.

Juventusi është favorit për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Arsenalit, Aaron Ramsey, para gjigantit francez Paris Saint-Germain.

Sipas Calciomercato, Juve beson se Ramsey ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar asaj para PSG-së, transmeton Gazeta Express.

Ky uebsajt shpjegon se uellsiani kërkon pagë vjetore prej 10 milionë euro në një kontratë me kohëzgjatje tri deri në katër vite dhe se bardhezinjtë tashmë janë informuar për këtë, e po ashtu edhe kampioni i Ligë 1, i cili ka shfaqur interesim serioz për të.

Megjithatë, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, është shumë optimist dhe i bindur se do t’ia dalë ta transferojë Ramseyn pa asnjë qindarkë.

28-vjeçari e ka kaluar dekadën e fundit në Arsenal, por do të largohet në fund të sezonit pasi t’i mbarojë kontrata me klubin.

Komento: