Milan ‘çmend’ Lazion, ja çfarë oferte i ka ofruar për transferimin e Saviç

13:11 | 03 Janar 2019

Afati i janarit është afruar dhe Milan ka nisur përpjekjet për sjelljen e lojtarëve të rinj në ‘San Siro’.

Ekipi i Gennaro Gattusos që nga vera ka qenë i lidhur me mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic – Savic.

Rosonerët kishin bërë një ofertë në fund të merkatos por që ishte refuzuar nga Igli Tare.

Por së fundi po qarkullojnë zëra se Milani e dëshiron serbin që në janar, shkruan Indeksonline.

Sipas “Il Messagero”, drejtuesit kuq e zi i kanë ofruar Lazios një ofertë huazim për 9 milionë me obligim blerje për 70 milionë në fund të sezonit.

Ata gjithashtu janë të gatshëm ta futin në tratativa edhe Laxalt.

Komento: