Muriqi nuk i ndal lotët pas rënies së Mallorcës nga La Liga
Mallorca e Vedat Muriqit është përshëndetur mbrëmë nga La Liga.
Ndonëse ata fituan ndaj Real Oviedos me rezultat 3-0, nuk ishte e mjaftueshme që të shmangin rënien në La Liga Hypermotion.
Pas ndeshjes, “Pirati” nuk mundi të ndalë lotët pas këtij momenti ku shkoi të përqafonte familjen e tij.
Muriqi, përndryshe pati sezonin e tij më të mirë në Spanjë, ku kishte shënuar 23 gola dhe e përfundoi i 2-ti në listë, pas Mbappes.

