Milani në kërkim të pasuesit të Allegrit, hedh sytë te trajneri i skuadrës angleze
Milani është futur në një krizë të madhe.
E gjithë kjo erdhi pasi që “Rossonerët”, nuk arritën të kualifikohen në Ligën e Kampionëve pas humbjes 1-2 nga Cagliari.
Për këtë morën vendim që të shkarkojnë tërë stafin drejtues, përfshirë Max Allegrin, Igli Taren, Giorgio Furlanin dhe Geoffrey Moncadan.
Flitet se Milani, tashmë ka gjetur zëvëndësuesin e Allegrit ku kanë hedhur sytë te spanjolli, Andoni Iraola i cili është i lirë pasi u largua nga Bournemouthi.
Iraola, shihet si një nga trajnerët e rinj më premtues pasi që arriti ta kualifikonte Bournemouthin në Ligën e Evropës.
