Leao: Isha në gjedje të keqe psikologjike, periudha më e rëndë e jetës sime

By Ora Info May 27, 2026 1 min read

Futbollisti i Milanit, Rafael Leao morri kritika të shumta pas një sezoni zhgenjyes me kuqezinjtë, në aspektin personal por edhe kolektiv.

Sumuesi portugez ka rrëfyer për herë të parë atë çfarë ka kaluar në muajt e fundit, shkruan IndeksOnline.

Ai përmes një postimi në llogarinC e tij në Instagram, ka thënë se kaloi një periudhë shumë të rëndë në anën fizike dhe psikologjike, dhe këtë e dinë vetëm ata që ishin afër tij.

Leao ka falendëruar të gjithë ata që e ndihmuan për të dalur nga kjo krizë, derisa tha se Milani do të rikthehet më i fortë sezonin e ardhshëm.

”Ishte një periudhë që testoi gjendjen time fizike dhe psikologjike në maksimum dhe vetëm ata që e kanë përjetuar atë me mua nga afër e dinë se sa e vështirë ishte për mua, ndaj dua të falënderoj të gjithë ata që bënë të mundurën dhe të pamundurën në mënyrë që kjo periudhë të kishte një drejtim të plotë ndryshe nga ajo që kishim. Shpresoj që Milani sezonin e ardhshëm triumfoftë përsëri”, ka shkruar Leao.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.