Kaos në kryeqytet, ja çka po ndodh në rrugën ‘Agim Ramadani’

17:17 | 07 Dhjetor 2018

Rrugët E Prishtinës janë bllokuar sot pas orës 16:00. Kjo për shkak të trafiku të mbingarkuar nga veturat.

Në një video të siguruar nga ORAinfo, shihet se rruga ‘Agim Ramadani’ në të dyja drejtimet është e bllokuar. Pamje të tilla janë të shpeshta në Prishtinë pas orës 16:00, kur e gjithë administrata publike përfundon punën.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte premtuar se nën qeverisjen e tij kaosi në kryeqytet do t;i vinte fundit, por deri me tani rezultati është zero.

Rrugët e Prishtinës vazhdojnë të jenë të stërmbushura me vetura dhe lëvizja brenda qytetit me veturë gjatë gjithë ditës është shumë e vështirë. /ORAinfo/

Komento: