Prapaskena të nxehta nga Italia pë Xavin, por përgjigjja e tij ka habitur të gjithë
Një tjetër emër duket se është larguar nga lista e kandidatëve të AC Milan për postin e trajnerit të ri, pasi Xavi Hernandez ka refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e kuqezinjve.
Që nga shkarkimi i Massimiliano Allegrit të hënën pasdite, Milani është lidhur me disa emra të njohur për stolin. Fillimisht, Andoni Iraola shihej si objektivi kryesor i klubit, por trajneri spanjoll e refuzoi ofertën për shkak të dyshimeve lidhur me projektin sportiv.
Si pasojë, Zlatan Ibrahimovic dhe Gerry Cardinale, të cilët po udhëheqin procesin e përzgjedhjes së trajnerit të ri, janë detyruar të shqyrtojnë alternativa të tjera. Mes emrave të përmendur kanë qenë Matthias Jaissle dhe ish-trajneri i Barcelonës, Xavi.
Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, edhe Xavi ka refuzuar mundësinë për të negociuar me Milanin. Strategu spanjoll ka qenë pa skuadër prej dy vitesh pas largimit nga Barcelona dhe nuk ka pranuar të zhvillojë bisedime të mëtejshme me drejtuesit e klubit italian.
Kështu, lista e kandidatëve për pankinën e Milanit vazhdon të ngushtohet.
