Kanë mbetur vetëm pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar, dhe Interi është në presion të madh.
Inter dëshiron t’i bëjë së paku tri transferime në këtë afat, ku tashmë janë zbuluar shënjestrat e tyre.
Pas Adrien Silvas së Leicesterit, nerazurët po e kërkojnë edhe një lojtar nga Premierliga, përcjell lajmi.net.
Inter dëshiron ta transferojë mbrojtësin e Southamptonit, Cedric Soares.
27-vjeçari ka kontratë edhe 18 muaj te skuadra angleze, andaj skuadra italiane e di se mund ta transferojë shumë lehtë.
Inter është i gatshëm që të paguajë rreth 20 milionë euro për transferimin e tij e mbrojtësit.