Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi ka korrur edhe një sukses sot.
Ajo ishte e jashtëzakonshme sot në Grand Prix “Tel Aviv”, duke qenë superiore ndaj kundërshtarëve.
Majlidna arriti të rrëmbejë medaljen e artë në garën e sotme, duke e mposhtur në finale izraeliten Gili Cohen në kategorinë 52 kg, transmeton Koha.
Në finale iu deshën vetëm 35 sekonda për ta përmbyllur takimin pasi e mposhti Cohenin me ippon.
Kelmendi me ippon kishte fituar edhe tri ndeshjet e para në Tel Aviv.
Me këtë rast Kelmendi ka grumbulluar 700 pikë olimpike në rrugëtimin e saj për “Tokyo 2020”.