Emiliano Sala u zhduk ditë me parë derisa po udhëtonte drejt Anglisë me një aeroplan privat.
Motra e Emiliano Sala me lot në sy ka një lutje për policinë.
Policia e Guernsey ka vendosur t’i shpall të mbyllura kërkimet për aeroplanin me futbollistin Emiliano Sala, i zhdukur nga dita e martë.
Në pamundësi për të gjetur gjurmë prej tij, ata kanë publikuar një njoftim që kërkimet janë mbyllur dhe se gjasat për shpëtimin e Salas dhe pilotit janë pothuajse të pamundura.
Por, motra e tij ka kërkuar vazhdimin e kërkimeve, transmeton lajmi.
“Ju lutem, ju lutem, ju lutem mos e ndaloni kërkimin. Nga thellësia e zemrën time e di se Emiliano është një luftëtar dhe ai dhe piloti janë diku në mes të kanalit. Ata nuk do të dorëzohen, kështu që ju lutem mos i ndalni kërkimet”, ka thënë Romina Sala.
Emiliano Sala's sister Romina wants the search for her missing brother to carry on.
For more on the search for Emiliano Sala: https://t.co/wAdRWTx8PI pic.twitter.com/E9ZwFFcOXE
— Sky News (@SkyNews) January 24, 2019