Tronditje te Milani, Rafa Leao vendos të largohet

By Ora Info May 31, 2026 2 min read

Sulmuesi portugez Rafa Leao ka bërë të ditur se është gati të mbyllë aventurën e tij me AC Milanin dhe të nisë një kapitull të ri në karrierë gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli 26-vjeçar deklaroi se ndihet krenar për gjithçka që ka arritur me fanellën kuqezi, por theksoi se ka ardhur momenti për të provuar veten në një kampionat tjetër.

“Jam krenar që bëra histori te AC Milan, por dua një kapitull të ri. Ndihem gati të luaj në një ligë tjetër”, u shpreh Leao për Sport TV Portugal.

Ai shtoi se ka dhënë maksimumin për klubin italian dhe se tani kërkon një sfidë të re në karrierën e tij.

“Bëra më të mirën time për Milanin, por është koha të provoj një sfidë tjetër”, deklaroi portugezi.

Lajmi pritet të ndezë garën mes klubeve të mëdha evropiane, të cilat prej kohësh e kanë në radar sulmuesin e talentuar.

Leao ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit në vitet e fundit, duke kontribuar në sukseset e skuadrës me gola dhe asistime vendimtare.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës për reprezentuesin portugez, emri i të cilit është lidhur vazhdimisht me disa nga klubet më të mëdha në Evropë. /ORAinfo/

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.