Ferguson ‘thumbon’ Arsenalin pas finales: PSG triumfoi ndaj një ekipi që vetëm mbrohej

By Ora Info May 31, 2026 1 min read

Legjenda e futbollit botëror, Sir Alex Ferguson, ka uruar presidentin e Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, pas triumfit historik të klubit francez në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit..

Sipas raportimeve të L’Equipe, ish-trajneri i Manchester United i ka dërguar një mesazh personal Al-Khelaifit, ku përveç urimeve ka bërë edhe një koment ironik për skuadrën kundërshtare në finale.

“Nasser, këtu Alex Ferguson. Urime! Ishte një mbrëmje e vështirë për ju, por luajtët kundër një skuadre të mërzitshme që vetëm mbrohej. Shijo pushimet, i meriton”, thuhet në mesazhin e skocezit.

Deklarata e Fergusonit ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive evropiane, pasi shihet si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj stilit të lojës së kundërshtarit në finalen e madhe.

PSG arriti të kurorëzojë sezonin me trofeun më të rëndësishëm evropian për klube, duke realizuar një nga objektivat më të mëdha në historinë e klubit.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.