Vuçiq tregun vuajtjet nga taksa: I kemi humbur 40 milionë euro – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Vuçiq tregun vuajtjet nga taksa: I kemi humbur 40 milionë euro

13:27 | 13 Shkurt 2019

Kreu i Serbisë, Aleksandër Vuçiq vazhdon të ankohet për taksën, duke pranuar se ajo u ka sjell humbje.

Vuçiq, nuk rresht së kërkuari që Qeveria e Republikës së Kosovës të pezullojë vendimin për taksë ndaj produkteve serbe.
Sipas tij, pa u hequr ai vendim nuk do të vazhdojë dialogu në Bruksel.

‘Është e rëndësishme për ne që të hiqet taksa, sepse dëmi është 40 milionë euro, që po e vuajmë ne si shtet”, ka thënë ai.

Vuçiq thotë se përderisa të mos ketë një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka rrezik që të ketë tensionime të situatës, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Ai pretendon se nervozizmi i Prishtinës, mund të eskalojë dhe të merren edhe masa të tjera kundër serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Një gjë e tillë më frikëson, më tmerron e më shqetëson”, ka thënë ndër të tjera presidenti serb.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!