Kandidati për president lëshon ‘BOMBËN’: Kloppi trajner nëse më zgjidhni president të Realit

By Ora Info June 5, 2026 1 min read

Kandidati për president të Real Madridit, Enrique Riquelme, ka plasur “bombën” e radhës.

Ai ka premtuar se Jurgen Klopp do të bëhet trajner i Të Bardhëve nëse Riquelme merr besimin për të ardhur në krye të klubit.

Spanjolli tha se do ta kontaktojë gjermanin që ta bindë ta pranojë ofertën e tij.

Ish-trajneri i Liverpoolit nuk po e ushtron zanatin e trajnerit që nga viti 2023 kur u largua nga “Anfield Road”.

About the author

Ora Info

OraInfo publishes news, business, travel and technology stories focused on Kosovo and the wider region.