Platori me nusen dhe Mihrijen e Naimin nisin pushimet, kështu po e kalojnë bashkë

14:27 | 12 Korrik 2022

Mihrija dhe Naimi shijojnë pushimet me nusen dhe djalin.

Pushimet e verës kanë nisur për një prej çifteve më të reja të estradës, Platorin dhe Tringën të cilët u fejuan javë më parë.

Ata kanë zgjedhur një prej resorteve më luksoze në jug të Shqipërisë për të shijuar ditët “off” të muajit korrik.

Por, në këtë udhëtim, ata nuk janë vetëm.

Pushimi është familjar në kuptimin e plotë të fjalës. Kjo sepse, Platori dhe Tringa po shoqërohen nga prindërit e muzikantit, çifti i njohur, Naim dhe Mihrije.

Komento: