Blerim Destani bëhet baba për herë të parë?
Thashethemet se Blerim Destani mund të jetë bërë baba kanë qarkulluar gjatë gjithë ditës.
Shkak u bë një foto e Arbana Osmanit e cila thoshte se me Destanin po diskutonin për filma dhe fëmijë.
Sipas burimeve, bëhet me dije se Blerim Destani jo vetëm që është bërë baba, por partnerja e tij (të cilën ai se ka bërë kurrë publike) ka sjellë në jetë binjakë.
Ai e ka mbajtur gjithnjë larg medias jetën e tij private dhe duke qenë se ai jeton prej vitesh larg trojeve shqiptare edhe për median ka qenë e vështirë të di rreth jetës së tij familjare.