Harrojeni Norën, Era ia merr primatin motrës për ekspozimin e të pasmeve

10:17 | 15 Korrik 2022

Era Istrefi thekson të pasmet në pozat provokuese në paraqitjet e fundit televizive.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka qenë shumë aktive gjatë kësaj vere.

Ajo ka nxjerr në treg dy këngë të cilat janë pritur mirë nga publiku, gjersa nuk ka munguar edhe angazhimi i saj në koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.

28-vjeçarja është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, interpretuesja e himnit të Kampionatit Botëror 2018 publikoi disa fotografi mjaft atraktive për ndjekësit e saj.

Ajo ka pozuar me një kostum ngjyrë rozë me disa çarje te pjesa e këmbëve, duke theksuar siluetën e saj të trupit.

Me këtë paraqitje, Era është shfaqur në emisionin “Më lër të flas” të vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj.

Ajo është personazhi i fundit i ftuar për këtë edicion të këtij emisioni.

Komento: