A e ka me Fisnikun? Fjolla Morina vjen me një thënje interesante: Njeriu që s’ka turp, nuk skuqet

13:02 | 15 Korrik 2022

Fjolla Morina: Njeriu që s’ka turp, nuk skuqet.

Këngëtarja, Fjolla Morina vazhdon të jetë mjaft aktive me postime në rrjete sociale.

Përditshmërinë e saj këngëtarja e ndan me fansa në postime të ndryshme, shkruan lajmi.

Së fundmi vëmendjen mori një InstaStory e Fjollës, ku krahas imazhit të saj ajo erdhi me një mbishkrim.

“Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?”, shkroi ajo.

Rikujtojmë se Fjolla para disa kohësh u nda nga biznesmeni Fisnik Syla me të cilin ishte e martuar.

Komento: