Pas lindjes Gresa Behluli ju rikthehet dasmave, ekspzon trupin si ‘peshk’

13:27 | 19 Korrik 2022

Gresa Behluli, është njëra nga artistet që është shumë e dashur për publikun.

Ajo ka kohë që nuk ka sjellë një projekt të ri, pasi para katër muajve është bërë nënë për herë të parë, shkruan ORAinfo.

Gresa, muaj më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë, të cilin e pagëzoi me emrin, Dielli.

E kur kanë kaluar disa muaj që është bërë nënë, Gresa ka vendosur t’i rikthehet zanatit të vjetër.

Ajo ka publikuar një foto ku tregon është bërë gati për të kënduar në dasmë.

E veshur me fustan të ngushtë dhe me stil, Gresa ka arritur t’i riktheje linjat e saj trupore pas lindjes.

Kaq joshëse po duket ajo në imazhin e fundit. /ORAinfo/

Komento: